INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në Shkodër, banorët ankohen për gjithçka...[VIDEO]

Publikuar më: 14:24 24-07-2017

Në një bisedë më banorët e Shkodrës Kryeministri, Edi Rama ka dëgjuar shumë problem të banorëve nga ato për pronat, punësimin, arsimin dhe ato për hapësirat publike. Madje disa nga ta kanë guxuar dhe kanë sharë kryetaren e Bashkisë së Shkodrës për punë publike të pa nisura duke marrë për shembull të mirë Veliaj e Tiranës.  E Rama iu dha përgjigjen shkurt, “Voltana është rezultat i votës ndaj Shkodra s’ndryshon”.  Po probleme të mëdha banorët kishin dhe me gjykata dhe Rama iu dha sërisht një përgjigje që lidhej me zbatimin e Vettingut. Sipas tij nga shtatori gjykata s’do mund të abuzojnë siç kanë bërë deri më sot. Shkodra ishte qarku i rradhës për dëgjesat publike të skuadrave fituese të Partisë Socialiste me qëllim për të përgatitur bashkëqeverisjen me njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877