INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Shkodër, takon Voltana Ademin, ja si e presin qytetarët...

Rama në Shkodër, takon Voltana Ademin, ja si e presin qytetarët...

Publikuar më: 12:19 07-03-2016

Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqendrën e veriut, në Shkodër për të zhvilluar një takim me strukturat e partisë. Po kjo vizitë në qytetin verior, ka shërbyer edhe për një takim me Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, e cila vjen nga radhët e demokratëve. Kryebashkiakja demokrate ka qenë zyrtarja e parë që Kryeministri ka takuar me të mbërritur në Shkodër, ku do të marrë pjesë në një aktivitet me strukturat e Partisë Socialiste të këtij qyteti.

Takimi mes Ramës dhe Voltana Ademit u zhvillua në zyrën e Kryebashkiakes, ndërkohë që jashtë Bashkisë janë grumbulluar protestuesit që kërkojnë pjesën e mbetur të dëmshpërblimit nga përmbytjet e vitit 2010 dhe banorët që do t’u shemben banesat për shkak të punimeve për stadiumin ‘Loro Boriçi’.Sapo doli nga Bashkia, protestuesit iu afruan Kryeministrit duke i kërkuar llogari. Por Kryeministri Rama u ndal në një tjetër çështje, atë të ndërtimit të stadiumi, i cili sipas tij do të ndërtohet sipas rregullave të UEFA-s. Shefi i qeverisë dha garancinë se të gjithë ata banorë do të dëmshpërblehen për banesat që do t’u prishen.

“Qeveri e korruptuar, duam paratë për përmbytjet”, reaguan banorët e përmbytur në vitin 2010.

Banorët u ndaluan nga Garda kur tentuan t’i afroheshin dhe të ndalonin Kryeministrin, kurse disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486