INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në Shkup. Lideri shqiptar rrëmben vëmendjen e fotografëve [VIDEO]

Publikuar më: 17:14 18-10-2017

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Maqedoni në kuadër të Samitit 100 ka marrë vëmendjen e drejtuesve por edhe të medias vendase.  Këto të fundit kanë publikuar takimet e Ramës me liderët e partive më të mëdha maqedonase ndërsa shohin te Shqipëria, një fqinj bashkëpunues e një aleat të mirë. Edhe në këtë takim mes liderëve të Ballkanit, kryeministri Rama është shfaqur me atlete. Fotografët kanë kapur çaste të takimit të tij me homologët, por në fokus kanë qenë edhe atletet. Kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë folur për bashkëpunimin ekonomik , investimet e përbashkëta dhe lidhjen e transportit. Dy liderët pohojnë se mes Shqipërisë e Maqedonisë  marrëdhëniet politike janë shumë të mira. Zaev ka bërë të ditur se do të bëjë gjithçka për justifikuar besimin që i kanë dhënë  qytetarët në zgjedhjet lokale. Ndërkohë lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski  i ka pohuar Ramës se mbështet idenë e një bashkëpunimi të hapur me Shqipërinë ndërsa ka shtuar se platforma si ato të Tiranës nuk ndihmojnë.  Duket se qëndrimi i Gruevskit ka ndryshuar rrënjësisht, pas goditjes së fundit që mori në zgjedhjet lokale. Kryeministri Rama ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive shqiptare, në situatën kur partitë politike duket se do të garojnë sërish me njëra tjetrën në raundin e dytë, në komunat me shumicë shqiptare. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti postoi një foto nga takimi me Ramën duke e konsideruar atë si një mik të madh, jo vetëm i tij , por edhe i të gjithë qytetarëve.  “Takimet me të janë gjithmonë shumë dobiprurëse dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për proceset e mbara në vend e rajon”-shkruan Ahmeti.  Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela pati një takim me kreyministrin shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164