INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në spitalin e Fierit: Më ra goja, kur i bëni tenderat mos i bëni dyert për Braçen

Rama në spitalin e Fierit: Më ra goja, kur i bëni tenderat mos i bëni dyert për Braçen

Publikuar më: 12:19 20-10-2018

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Spitalin e Fierit, ku është çelur reparti për trajtimin e pacientëve të prekur nga kanceri.

Ai thotë se e kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma.

Por në një moment ai nuk ka kursyer batutat.

“Më ra goja, kur i bëni këto tenderët, mos i bëni dyert për Erion Braçen”, tha Rama me të qeshur.

Ndërkohë mjekëve ai iu tha se do u rriten rrogat, por nuk përjashtoi që mes bluzave të bardha ka nga ata që e njollosin përparësen e bardhë.

“U zgjidh herceptina se ishte sfidë e madhe në fakt, se është ilaç shumë i shtrenjtë, por jeta e të gjitha atyre grave dhe vajzave që kanë nevojë për këtë ilaç është shumë herë më e shtrenjtë. Më vjen shumë mirë që tani, në këtë spital kemi dhe këtë shërbim, sepse do të lehtësojë shumë dhe është një zonë me shumë njerëz dhe ngarkesë. Duhet të bëjmë çmos që të rrisim vetëdijen tek gratë dhe tek vajzat që ta bëjnë këtë ekzaminim përpara, që të mos jenë të detyruara të vijnë e të kalojnë në këtë proces,”  theksoi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0032699108123779