INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në sy akademikëve pse nuk do i financojë. “Nga xhevahir u bëtë kufomë”

Rama në sy akademikëve pse nuk do i financojë. “Nga xhevahir u bëtë kufomë”

Publikuar më: 12:32 22-11-2017

Reformimi me rrënjë i Akademisë së Shkencave e vetmja rrugë për të dalë nga inercia e kalbëzimit dhe drejtuar sytë nga e ardhmja. Për këtë qëllim Kryeministri Rama zhvilloi një takim me akademikët, të cilët kanë ngritur një komision të posaçëm për realizimin e reformimit të këtij institucioni. Edi Rama ishte i ashpër përballë akademikëve, ndërsa nuk nguroi ti akuzojë se e kanë shkatërruar këtë institucion shumë të rëndësishëm.
Edi Rama:
“Nuk patëm asnjë reagim që të na nxiste në këtë proces dhe të na përfshinte, ku humbëm, humbët më shumë se një vit me një inerci, që është ajo e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që u krijua si xhevahiri më rrezatues i kurorës së dijes shqiptare dhe sot është burim pezmatimi permanent, brengë për të gjithë ata që e themeluan Akademinë e Shkencave dhe i dhanë shkëlqimin e autoritetit të tyre. Kjo situatë na ka shtyrë të çojmë para idenë e refuzimit për të financuar më tutje këtë institucion me paratë e taksapaguesve shqiptarë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674