INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në Turqi: Nafta e ardhmja e Shqipërisë? [VIDEO]

Publikuar më: 14:03 10-07-2017

Edi Rama:

“A mundet Shqipëria të jetë fronti i ardhshëm i naftës?”
Me këtë pyetje e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në Kongresin Botëror të Naftës që po mbahet në Turqi. Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje vetë numri një i ekzekutivit shqiptar, teksa tha se vendi ka burime të mëdha të arit të zi.
Edi Rama:
“FORBS në vitet 1900 në titujt asokohe e konsideronin Shqipërinë Persinë e vogël të europës. Koha tregoi se këto premtime ishin tejet optimiste. Por megjithatë vendi ynë ka rezerva të mëdha të pashfrytëzuar që mund të na bëjnë potencialisht një front i ri nafte milje larg nga nxehtësia e Lindjes së mesme”.
Në ndihmë të Shqipërisë për zhvillimit e sektorit të arit të zi është dhe pozicioni gjeografik, ndaj Edi Rama ftoi investitorët që të shtrijnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.
Edi Rama:
“Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte. Nga prania e Shell se është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri. Natyrisht që e gjithë strategjia përqendrohet në përfundimin me sukses të TAP. Ky është momenti më i mirë për të investuar në industrinë e gazit dhe të naftës:.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223