INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në Vaqarr: Si do të çojmë për skrap tepsinë [VIDEO]

Publikuar më: 15:05 11-07-2017

Kryeministri Rama, në kuadër të turit të dëgjesave publike është ndalur me banorët e Vaqarrit, ku ka sqaruar rolin e çdo qytetari në bashkëqeverisje. Por pika kryesore e kësaj bashkëqeverisje është puna e administratës publike, ku ftoi qytetarët të denoncojnë çdo rast zvarritje apo grabitje nga punonjës të administratës shtetërore.
Edi Rama:
“Reformës në administratë do të bëhet për të çuar e tepsisë për skrap, e kjo do të behët. Çdo zyrtar ta di se nëse nuk i përgjigjet me korrektesë qytetarët që ka përballë potencialisht qytetari që ka përballë është pjesë e trupës së bashkëqeverisjes, e sapo tw nga zyra çon sinjalin deri tek ministri”.
Por këto dëgjesa kanë një rol vendimtar edhe për 4 vitet e ardhshme theksoi kreu i ekzekutivit.
Edi Rama:
“Këto dëgjesa janë shumë të rëndësishme edhe për të përcaktuar prioritetet kryesore. Unë i kam ndjekur me vëmendje raportimet që kanë bërë gjithë të deleguarit kryesor dhe rezulton që barra më e madhe psikologjike mbi njerëzit është ajo që ne kemi konstatuar. Pra, është pamundësia për të marrë në kohë reale një shërbim dinjitoz nga shteti. Sigurisht që ky proces do të shkojë paralelisht me një reforma shumë rrënjësore të administratës, reformën që ne kemi diskutuar gjatë fushatës, për të cilën unë kam thënë kjo bëhet vetëm nëse na jepni ne timonin pa na u ulur të tjerë në prehër. Kjo do ndihmojë shumë, patjetër. Jam i bindur që aq sa është e vështirë aq bëhet e thjeshtë nëse jemi bashkë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314