Ndërsa kryeministri Edi Rama vijon të vizitojë zonat e përmbytura në Vlorë dhe në Fier, nuk i ndal as thumbimet edhe me gazetarët.
Pas Fierit Rama shkoi në Vlorë në qendrën e pritjes e cila në 2015 u përmbyt.
‘Ju gazetarët e Vlorës që jeni balli i kazanit të padurimit e shihni vetë situatën’ iu drejtua Rama gazetarëve të pranishëm.
Ndërsa kureshtjes së gazetarëve për të pyetur edhe ministren Xhaçka, Rama shprehet:
“Mos kërkojmë të thotë gjë se është dy ditë pa shumë’.
Në fjalën e tij kryeministri tha se në sajë të ndërhyrjeve të bëra Lungomare nuk ka patur problem dhe se deri më tani në zonën e Fierit dhe Vlorës nuk janë shënuar bagëti e humbur.