Edi Rama ka zgjedhur Asamblenë e Partisë Socialiste për të deklaruar për herë të parë se në zgjedhjet e 2017 do të shkojë së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Numri një i socialistëve dha arsyet se përse zgjodhi ta thotë ai i pari këtë vendim. Madje ai
Edi Rama
“Ne jemi partner por jemi dhe konkurent, ne duam ta fitojmë kampionatin por kjo është një konkurencë e shëndetshme. I madhi e thotë çfarëdo, i vogli le të mendohet. Jam besimplotë që ne do të shkojmë sëbashku. Kjo është një aleancë strategjike për të ardhmen jo për pushtetin”.
Në një fjalim të gjatë prej 75 minutash, Rama nuk nguroj të japë vlerësime për LSI-në, pa të cilën ai tha se nuk mund të ishin realizuar reforamat strategjike.
Edi Rama:
“Ama gjithë këto reforma nuk do të ishin bërë nëqoftë se nuk do të kishim këtë koalicion”.
Në këtë moment Rama nuk nguroj të kërkojë një duartrokitje për punën e Petrit Vasilit në komisionin e reformës në drejtësi.
Edi Rama:
“Kërkoj një duartrokitje për të gjithë dhe për Petrit Vasilin”.