INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në zyrën e Ilir Metës pas zërave për prishjen e koalicionit

Rama në zyrën e Ilir Metës pas zërave për prishjen e koalicionit

Publikuar më: 10:25 30-01-2017

E hëna ka nisur shpejt për Kryeministri Edi Rama, pasi i është drejtuar zyrës së aleatit kryesor në qeveri për një takim kokë më kokë.Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta po zhvillojnë një takim në kryesinë e Kuvendit.
Takimi mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës vjen pas debateve brenda dy partive PS dhe LSI.
Disa ditë më parë ministri i Mjedisit Lefter Koka hodhi akuza për policinë e Durrësit se po ndikon  negativisht te LSI. Akuzat e Kokës u pasuan edhe nga deputeti i LSI Vangjel Tavo, i cili i bëri thirrje ministrit Tahiri që policia mos ndërhyjë në politike.

Article Logic
Execution time: 0.0024590492248535