INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Nëse Serbët cënojnë territorin, ne jemi të gatshëm ti përgjigjemi

Rama: Nëse Serbët cënojnë territorin, ne jemi të gatshëm ti përgjigjemi

Publikuar më: 09:47 03-02-2017

Kryeministri Edi Rama, ka qënë i drjetpërdrejtë në qëndrimin e tij kur tha në një intervistë për Klan Kosova, se nëse Serbia cënon territor jemi të gatshëm t’i përgjigjemi.
Edi Rama:
“Nëse serbët duan të hipin nëpër trena që i çojnë ata prapa në histori, por nuk i prekin asnjë fije floku Kosovës, ne nuk kemi çfarë ju bëjmë. Por nëse duan të cënojnë një centimetër të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi”.
Ai ka deklaruar se Kosovës nuk guxon t’i cënohet asnjë pjesë e territorit dhe se provokimet e Serbisë janë shpërfaqje e një ideologjie të prapambetur, njofton Klan Kosova.
Edi Rama:
“Praktikisht cështja e territorit të Kosovës është mbyllur ditën kur është firmosur pavarësia e saj. Të dy vendet tona janë vendosmërisht krahpërkrah për të promovuar paqen. Janë krahpërkrah edhe për të mbrojtur integritetin. Nuk ka shans që Kosova të cënohet qoftë edhe në një centimetër katror të territorit të saj. Ai mur nuk është se sfidon realisht sovranitetin e Kosovës. Është shfaqje brutale e një ideologjie shumë të prapambetur. Jam i bindur që pavarësisht si do të dalë në fund kjo histori, nuk është e tillë ku pala tjetër duket mirë. Ne jemi në anën e duhur të historisë, dhe e duhura është ana e urës, jo e murit”.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828