INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Nëse votohet sot, PS merr 78 mandate dhe Meta e di këtë, Tahiri na vuri në pozitë të vështirë

Rama: Nëse votohet sot, PS merr 78 mandate dhe Meta e di këtë, Tahiri na vuri në pozitë të vështirë

Publikuar më: 21:53 28-12-2017

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Top Story se çështja e Saimir Tahirit e ka vendosur në një pozitë të vështirë mazhorancën, por tha se duhet pritur deri në fund e vërteta.

“Çështja e Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë, por duhet të presim deri në fund për të parë të vërtetën, nëse ai është i fajshëm apo jo. Por është hera e parë që një shumicë nuk merr në mbrojtje një nga figurat e veta kryesore të akuzuar dhe nën hetim. Përkundrazi, i drejtohet opinionit dhe i thotë individit në fjalë që deri kur të provojë para gjykatës me fakte në dorë se është ai që thotë, nuk është me ne. Kjo është diçka që njerëzit besoj e kuptojnë shumë mirë se këtu kanë qenë. Nëse ajo që ndodhi do të kishte ndodhur dje”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se sipas sondazheve të kryera nga PS, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, socialistët jo vetëm ruajnë shumicën, por marrin katër mandate më shumë nga sa kanë aktualisht.
“Bazuar në anketimin e muajit tetor dhe nëntor dhe sot PS merr 78 deputetë. Këto i di Lulzimi, se edhe ai bën sondazhet e tij dhe këto i di edhe Ilir Meta”, deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0023550987243652