INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nga Durrësi flet për krimet!

Rama nga Durrësi flet për krimet!

Publikuar më: 14:05 06-02-2016

Gjatë një aktiviteti në Durrës, Kryeministri, Edi Rama ka folur dhe për ngjarjet kriminale në Shqipëri. Ai bëri dhe një kahasim me vende të tjera, ku veçoi Gjermaninë gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Ja ç’tha kreu i qeverisë:

“Ndodhin krime, në vendin më të sigurt të Evropës, në sheshin më të sigurt, natën e Vitit të Ri u deklaruan mbi 60 vajza e gra të përdhunuara. Sot Policia e Shtetit është shëmbëlltyra e besimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve se ka ende shumë për të bërë, por po bëhet shtet. Se ka ende shumë për të përmirësuar. Ç’ka po bën sot policia është një tjetër arsye që ne t’u themi njerëzve ejani në Partinë Socialiste. Sepse PS është forca udhëheqëse e këtij transformimi të madh që po sjell shtet. S’ka asnjë sector, ku ne nuk kemi ndërmarrë reforma, që janë vonuar 20 vite!”

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438