Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet e aksit të Maliqit. “Në Maliq ka disa potenciale që mund të zhvillohen edhe për turizmin edhe për agroturizmin. Këtu njerëzit janë shumë punëtorë, janë shumë të dedikuar, mirëpo rruga ishte një tmerr i madh që e priste hovin e njerëzve për të ardhur, ose për t’u rikthyer. Tani besoj, nga pikëpamja e projektit, është goxha e bukur, goxha turistike si rrugë”, u shpreh Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë është takuar edhe me banorë të zonës, me të cilët ka shkëmbyer batuta. 'Si je mirë, me shëndet?', e pyeti një qytetare. 'Po ja shiko e shkruaj. Nga jashtë mirë dukem por filxhani Monikës nuk thotë ashtu', ia ktheu Rama.