INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nga Korça, jemi me Xhisielën nuk besoj dëshminë e deputetit Rraja...

Rama nga Korça, jemi me Xhisielën nuk besoj dëshminë e deputetit Rraja...

Publikuar më: 13:44 29-09-2018

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Korça për rastin e Xhisiela Malokut duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjen. Rama tha dënon dhunën e se me vajzën po abuzohet politikisht.

“Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë për dhunën, askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin. Përsa i përket vajzës mund të them se së pari policia ka bërë detyrën dhe nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial për djalin. Për një shkelje të procedurës një oficer është pezulluar dhe policia i ka përcjellë çështjen prokurorisë. Së dyti vajza meriton drejtësi dhe mbështes fuqishëm organet që ta çojnë çështjen deri në fund,” tha kryeministri.

Më tej ai është pyetur dhe për oficeri e policisë që kreu denoncimin dhe nuk është pajtuar me aktin e tij, që ka lënë detyrës. Ndërsa për deputetin e PS Rraja babain e të akuzuarit tha se nuk e beson dëshminë e tij.
“Nuk e konsideroj fare variantit e të atit të djalit, është një variant subjektiv që s’ më intereson. Më intereson variani i prokurorisë dhe çdo varaiant i çdo kujt tjetër përfshirë edhe nje gazetar i zakonshëm që sjell prova për të kundërtën e asaj që ka publikuar policia e shtetit”, theksoi Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326