Ndalesa e rradhës e kryeministrit Rama ishte qyteti i Kukësit. Nga ky mitingt, Rama premtoi për banorët më shumë mirëqenie dhe vende pune dhe i bëri një kërkesë të veçantë grave të Kukësit, të cilave ju tha se duhet ta ndëshkonin kreun e PD-së Lulzim Basha.
“Asnjë kandidate grua nuk ka zgjedhur në këtë qark. Ka ardhur koha që ju gratë e Kukësit ta ndëshkoni me votë për këtë zgjedhje”,- tha ai.
“Në shumë vite keni dëgjuar, po dëgjoni të tjerë që premtojnë çudira, si ato që do ulin taksat komplet dhe do rrisin shpenzimet. Politika e përçarjes e cila është ushqyer prej kaq shumë vitesh nga votat e njerëzve të zakonshëm është armiku më i madh. Unë nuk iu them demokratëve nxirreni Saliun nga zemra, vota është çështje mendje jo çështje zemre. Kur votoni duhet të mendoni për atë që do të bëjë punët e vendit, jo për t’i gjetur një punë Lulit në qeveri”,- u shpreh Rama ndër të tjera.
Kryeministri tha se PS-ja është e vetmja forcë që mund ta bëjë rrogën minimale 300 mijë lekë, të rrisë me 40 % rrogat dhe tqë çojë mbi 5% rritjen ekonomike.