Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku kia bërë bilancin e turizmit për këtë sezon, mësimet dhe objektivat për sezonin e ardhshëm. Por rama u ndal sërish tek bypass-i i Fierit. Ndërsa po tregonte për projektet për të ardhmen, kryeministri ndërpreu fjalën dhe tha: ‘’E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po By-Pass-i i Fierit, i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni. Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithça nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën’’ ka thënë Rama.