INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama “ngrin” prokurimet. Miratohen vetëm urgjentet [FOTO]

Rama “ngrin” prokurimet. Miratohen vetëm urgjentet [FOTO]

Publikuar më: 13:21 06-07-2017

“Ngrijnë” prokurimet publike të qeverisjes qendrore. Me anë të një vendimi që mban datën 5 korrik kryeministri Edi Rama pezullon për një afat të pa përcaktuar të gjitha prokurimet publike të ministrive dhe drejtorive të varësisë së tyre. Efektet e këtij vendimi kanë filluar një ditë më parë, ndërsa sipas vendimit përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi si dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël. Por pika 2 e këtij vendimi është ajo që ngjall interes. Firma e kryeministrit Rama “shkrin” këtë vendim për raste të veçante. 

Vendimi:
“Me kërkesë të argumentuar të titullarit të autoritetit kontraktor, për raste të veçanta dhe të nevojave urgjente, me miratimin e Kryeministrit, mund të lejohet vijimi i një procedurë prokurimi”.
Një rast i tillë duket të jetë dhe vendimi për blerjen e energjisë elektrike, vendim i cili është marrë nga kryeministri pikërisht në datën 5 korrik, kohë kur është vendos dhe pezullimi i prokurimeve publike. Edhe pse në vendim thuhet se blerja e energjisë elektrike vjen në përputhje të marrëveshjes, Edi Ramës ngarkon shoqërinë KESH të blejë energji elektrike nga jashtë, teksa shpjegon dhe arsyet që e çuan drejt firmosje së këtij vendimi.
Vendimi:
“Blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria “KESH”, sh.a. për përmbushjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik. Blerja e energjisë elektrike të bëhet në zbatim të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në varësi të nevojave dhe për aq sa e lejon vlera e fondit të akorduar nga kjo marrëveshje huaje”.

prokurimet.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158