INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nis 8 marsin me përgatitjen e tre buqetave me lule. Ja kujt ja ka dhënë ato…Majko dhe Ruçi lëshojnë batutat e tyre.

Rama nis 8 marsin me përgatitjen e tre buqetave me lule. Ja kujt ja ka dhënë ato…Majko dhe Ruçi lëshojnë batutat e tyre.

Publikuar më: 12:24 08-03-2016

Gratë e PS kanë zgjdhur 8 marsin për të mbajtur Konventët e grave socialiste. I pranishëm në aktivitet ishte dhe Kryeminsitri i Edi Rama, i cili nuk kurseu një fjalim plot batuta që e nisi nga vetja. Rama tha se ditën e nisi duke përgatitur tre buqeta me lule, për nënën, vjehrrën dhe bashkëshorten e tij. Madje Rama tregoi dhe një histori duke iu drejtuar Pandeli Majkos.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

“Sot e nisa ditën duke bërë tre tufa me lule. Njërën për Anetën, të cilës për fat të keq i ra të kishte një djalë, që e mban lidhur çdo mëngjes me burrat, që ajo nuk do donte kurrë të kishte të bënte. Dhe nuk do t’i jem dot kurrë aq mirënjohës se ndryshe nga nënat e tjera ka një barrë se djali i ka kaluar të 50-at dhe prapë e ka të pamundur ta shohë sa meriton dhe dëgjon për të o Zot o zot, që nuk ka nënë, që i dëgjon dhe do donte t’i dëgjonte.
Së dyti një tufë me lule për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Dhe këtu më kujtohet, Pandi që patëm një garë me Pandin në një Kongres. E mban mend Monda Stefa, nejse unë u bëra kryetar partie Pandi, Sekretar i Përgjithshëm. Pandi tha: Si fillim mos hajde më me çorape të kuqe në PS dhe merre shumë seriozisht që duhet të martohesh, se kjo parti mban shumë po një kryetar të pamartuar me çorape të kuqe e ka shumë. Dhe ja ku erdhi dita që Pandi dëgjon se unë i çoj lule vjehrrës.
Sigurisht buqetën e tretë për gjysmën time më të mire, që sa më shumë kalon koha, aq më e mirë bëhet.”

Ndërsa Pandi Majko bëri publik një sms me të cilin Olta Xhaçka e kishte ishte sjellë në sallë.

Pjesë nga fjala e Majkos:

Të dashura gra dhe ju pak burra që jeni në sallë. Dua të them se është një surprizë pjesëmarrja në këtë sallë. Olta (Xhaçka) më dërgoi një mesazh ku më tha se je i ftuar të vish sepse kryetari i partisë është vetëm në sallë. Por nga Taulanti mora vesh që të njëjtin sms ua kishte dërguar edhe disa të tjerëve.

Majko lëshoi dhe një batutë me Ruçin, kur i tha atij: “Mos e tund kokën Gramoz i dashur. Kjo punë mori fund. Vetëm një gjë nuk duam të na sillnii në politikë: sherrin e grave”.

Po edhe Gramoz Ruçi u përfshi në ditën e gruas dhe foli për raportin e tij me gratë dhe për atë të vete dhe Ramën.

Ja ç’tha:

“Edhe burri që duket ashtu si unë i egër, i vrazhdë a si doni ju, “xha Sulo”,  po erdhi puna para nënës, gruas, vajzës – përulet, sepse i ka borxh dashurinë, dhembshurinë dhe kujdesin, që duhet të ketë edhe burri më i fortë edhe për nënën, gruan a vajzën. E tillë ka ndodhur edhe me atë që ne kemi në krye Edi Ramën. Shumëkush e di se është i egër, por kur vjen puna si kryetar bashkie apo sot si Kryetar i Partisë dhe Kryeministër na mori shpirtin ne burrave tek PS-ja me atë 50% e famshëm të përfaqësimit!”

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109