INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nis komunikimet javore: Ju tregoj vendimet e para që do të marrë qeveria e re [VIDEO]

Rama nis komunikimet javore: Ju tregoj vendimet e para që do të marrë qeveria e re [VIDEO]

Publikuar më: 18:05 10-09-2017

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në zyrën e tij, nga ku edhe ka nisur sërish pjesën e parë të “rubrikës” “Komunikimi i Javës”.

Ai ka komentuar zgjedhjen e Gramoz Ruçit diten e shtunë në krye të Kuvendit teksa shprehu “keqardhje për sulmet e baltës”. Dy vendimet që do të marrë qeveria Rama 2 pasi të bëjë betimin do të jenë shpallja e  vitit të Skëndërbeut dhe lehtësimet e para të barës së burokracisë në zyrat e shtetit.

Gjatë fjalës së tij në rubrikën “Komunikimi Javor”, shefi i qeverisë tha se me çertifikatën do të nisë eliminimi i dhjetra miliona udhëtimeve, radha e kontakeve me sportelet e zyrave të shtetit.

Sipas tij, “koha do ta tregojë shpejt ndryshimin e cilësisë në drejtimin e Kuvendit që s’do jetë klubi i ligjëratave pa rend dite, me një lumë fjalësh sipas hesapeve partiake”.

Rama shpreh bindjen se nën drejtimin e tij, Kuvendi nuk do të jetë si më parë, duke shtuar se Ruçi do të jetë garant i rregullores.

“Dje kemi zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, deputetin me përvojën më të gjatë parlament, i cili do të jetë garanti i palëkundur i bashkëjetesë mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.

Natyrisht keqardhje me sulmin e baltës ndaj kryetarit të ri Kuvendit, që janë jehonë e zbrastësisë së ideve që ka karakterizuar opozitën për vitet të tëra.

Koha do ta tregojë shumë shpejt ndryshimin e cilësisë së drejtimit të Kuvendit, ku nuk do të jetë më klubi i ligjëratave të parend dite dhe pakufi, etik dhe kohor me një lumë fjalësh sipas hesapeve partiake te ligjvënëseve.”, tha Rama.

“Prisni dhe 2.7 ditë për të nisur lehtësimin e jetës suaj”, tha Rama teksa paralajmeroi se zgjidhja e problemit te humbjes se kohes duke marre certifikata ne gjendje civile do te marre fund.

“Nesër në 10 paradite do të marr fjalën në Kuvend për të prezantuar programin e qeverisë së re. Qeveria do te shpalle vitin mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe do vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm. Kjo qeveri është krijaur për të qenë një qeveri e juaja në kuptimin më konkret të fjalës, për të bërë progres të ndjeshem, me shtet punë e mirëqenie. Ndryshimi i strukturës dhe mekanizmave është vetëm në fillim dhe është fillimi i një ndryshimi që do ndryshojë jetën e cdo qytetari, do ulë korrrupsinin dhe do përshpejtojë integrimin evropian të Shqipërisë. I siguroj të gjithë pa përjashtim se do jem me mish e me shpirt njëri prej jush”, tha Rama.

Rama tha se ndryshimi i strukturave dhe i mekanizmave të qeverisjes është vetëm në fillim, dhe është fillimi i një procesi ndryshimi që do të shtrihet në të gjithë mekanizmin e shtetit për të lehtësuar jetën e qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949