INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nis “mbledhjen” e votave për reformën në drejtësi

Rama nis “mbledhjen” e votave për reformën në drejtësi

Publikuar më: 09:21 19-07-2016

Kryeministri Edi Rama deklaroj një ditë më parë se shumica do të votojë reformën në drejtësi të enjten e 21 Korrikut. Reforma në drejtësi, e cila prek ligjin themeltar të shtetit, tha Rama do të marrë 94 vota, angazhim i cili ka vënë në lëvizje shefin e qeverisë shqiptare për të arritur në këtë numër. Që në orët e para të mëngjesit të ditës së marte, Kryeministri Rama është takuar me kryetarin dhe deputetë të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Takimi është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit, ku Rama është takuar me Shpëtim Idrizin dhe Aqif Rakipin për reformën në drejtësi.
Ndërkohë që në tryezën e tre liderve të politikës shqiptare, një ditë më parë u ra dakort që negociatorët të negocionin për të arritur një draft konsensual, sërisht Rama nuk po rri duarkryq. Kryeministri Rama thotë me bindje se shumica do të votojë ndryshimet kushtetuese, në funksion të reformës në drejtësi ditën e enjte, por aleati kryesor i tij në qeveri Ilir Meta këmbëngul që kjo reformë të miratohet me konsensus politik.

Article Logic
Execution time: 0.0038948059082031