INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama niset në këmbë për takimin më Bashën, çfarë pritet të ndodhë? [FOTO]

Rama niset në këmbë për takimin më Bashën, çfarë pritet të ndodhë? [FOTO]

Publikuar më: 18:10 04-05-2017

Tani pritet të nisë takimi i dytë mes kryeministrit, Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Ky takim do të mbahet në Presidencë në praninë e Presidentit, Bujar Nishanit. Rama e përshkoi rrugën në këmbë. Këtë herë, bie në sy fakti se Rama po e përshkon rrugën i vetëm ndryshe nga hera e fundit.

Por çfarë pritet të ndodhë në këtë takim. Dje dhe sot Rama dhe Basha kanë treguar publikisht atë çfarë është diskutuar në takimin e parë mes njëri-tjetrit. Edi Rama në një konferencë për media, bëri të ditur edhe njëherë se kreut demokrat i ka ofruar postin e zëvendër kryeministrit, poste zëvendësministrash dhe një task force si kurrë më parë që opozita të bindet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha solli në vëmendje se Rama i ishte larguar ofertës së ofruar më 25 prill me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe se kërkon minimumin e garancisë që zgjedhjet do të jenë të lira dhe te ndershme.

Sali Berisha, gjithashtu gjatë komunikimit të tij te çadra i tha Ramës publikisht që të pranojë zgjidhjen politike, por në asnjë rast gjatë fjalës së tij nuk përmendi qeverinë teknike dhe kjo ndodh për herë të parë.

Megjithëse Edi Rama edhe sot këmbënguli për datën 18 qershor si datën e zgjedhjeve, sot ne presidencë pritet të diskutohet pikërisht data e zgjedhjeve dhe rikthimi i ofertës së ndërkombëtarëve, kjo pasi ky takim u ndërmjetësua nga vetë ndërkombëtarët.

Article Logic
Execution time: 0.0025820732116699