Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë shqiptarët për një ditë të mbarë me këngën e Linda Halimit, përfaqësueses shqiptare në Eurosong. Nëpërmjet një statusi në facebook, ashtu siç bën çdo ditë, kreu i ekzekutivit i kërkoi shqiptarëve të mbështesin përfaqësuesen tonë në Festivalin Europian, ndërsa vetë Lindës i uroj suksese.
Edi Rama në facebook:
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017
Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita”