INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nuk e ka harruar paketën anti-shpifje: Në Kuvend pas Vitit të Ri

Rama nuk e ka harruar paketën anti-shpifje: Në Kuvend pas Vitit të Ri

Publikuar më: 10:47 20-11-2018

Paketa anti-shpifje siç paralajmëron kryeministri Edi Rama do të kalojë në Kuvend për miratim pas Vitit të Ri.

Kjo do të ndodh pas një konsultimi publik, thotë ai, ndërkohë lidhur me paketën kryeministri ka folur edhe me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir.

“Në selinë e OSBE në Vienë me @harlemdesir, përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve- së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri”, njoftoi Rama në Twitter.

Ndërkohë duhet theksuar se paketa anti-shpifje, që ende nuk është kthyer në projektligj, ka nxitur reagime të shumta kundërshtuese nga opozita nga opinionbërësit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036628246307373