INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Nuk ka zgjedhje për kryetar, Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe!

Rama: Nuk ka zgjedhje për kryetar, Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe!

Publikuar më: 10:15 02-02-2016

Edi Rama flet për herë të parë për zgjedhjet në partinë e tij. Duke mohuar se do të ketë garë për kryetarin e partisë, Rama thotë se ky proçes është mbyllur në momentin që partia e drejtuar prej tij fiton zgjedhjet. Për të argumentuar qëndrimin e tij, lideri i socialistëve thotë se partia e tij bazohet në modelin Laburist.

“Ka qënë një proçes i natyrshëm dhe qëllimi ynë ka qënë zgjerimi i radhëve të partisë, gjithpërfshirja dhe padyshim fuqizimi i PS-së si forca kryesore e këtij proçesi reformash. Unë nuk dua të bëj komente, sepse unë nuk komentoj komentatoret dhe fakti është se ne kemi një parti të organizuar në bazë të modelit Laburist, që konsiderojmë rikonfirmim të mandatit zgjedhjet e përgjithshme. Votimi mund të kryhej nëse ne humbisnim zgjedhjet".

Ndërsa zgjedhjet brenda strukturave të partisë socialiste duheshin të realizoheshin që në 2013 Edi Rama ka këtë përgjigje për kritikët e tij:

“Unë jam zgjedhur nga shqiptarët së bashku me PS-në për të punuar ditë natë për të realizuar programin tonë për rilindjen shqiptare. Nëse më pyesni mua, nuk mungon absolutisht një rikonfirmim sepse kam fituar dy palë zgjedhje. Është një debatit i pakuptimtë".

Ndërsa sa i përket kritikave të Ben Blushit dhe mundësisë së përjashtimit të tij nga partia, Rama ka një përgjigje të qartë, ai nuk e ka kaluar vijën e kuqe. 

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764