INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Nuk kam lidhje me dekorimin e Mazrekut, sulm i shëmtuar

Rama: Nuk kam lidhje me dekorimin e Mazrekut, sulm i shëmtuar

Publikuar më: 16:54 18-06-2018
Kryeministri Edi Rama e quan sulm të shëmtuar ndaj tij lidhjen me vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit për Gafur Mazrekun. Zyra e shtypit e kryeministrisë shkruan se Kryeministri e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar.
Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar. Ai bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së vendimit, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit. Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta."
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561