Edi Rama nuk mund të pranojë qëndrimet e Presidentit Meta. Ndaj ai nuk pret shumë gjatë dhe i kundërpërgjigjet menjëherë në Twitter. Jo vetëm që ironizon duke thënë se këto qëndrime s’mund të jenë reagime të kreut të shtetit, teksa njofton se i ka përcjellë Presidentit të gjitha ‘provat e mëkatit’ të Genti Cakajt.
Edi Rama
"Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s'di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani?"