Kryeministri Edi Rama publikon të dhënat që tregojnë se numri i të siguruarve është rritur me 200 mijë, në 5 vitet e fundit. Rama ka zgjedhur që këtë lajm t’ua japë ndjekësve të tij bashkë me urimin e mëngjesit , që e ka kthyer në një zakon tashmë. Për të treguar sesi ka ndryshuar numri i punëtorëve të siguruar kreu i qeverisë ka zgjedhur muajin maj, të vitit 2013 dhe atë të 2017 dhe në fund të njëjtin muaj të këtij viti.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me këto shifra krahasimore të të punësuarve (në sektorin jobujqësor), që janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013, maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë ????”- shkruan Rama.