INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Nxorrëm PD nga çadra, për të shpëtuar Shqipërinë nga Luli

Rama: Nxorrëm PD nga çadra, për të shpëtuar Shqipërinë nga Luli

Publikuar më: 17:18 04-06-2017

Gjatë një takimi me fermerë në Krutje të Lushnjës, kryeministri Edi Rama kërkoi votën e tyre për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tha se nxori PD-në nga çadra për t’i dhënë mundësi të gjithëve të marrin pjesë në zgjedhje. Rama tha se Lulin e shpëtoi, por tani duhet të bashkohen për të shpëtuar Shqipërinë nga Luli.

 “Bëmë çmos që ta nxjerrim Lulin nga çadra. E nxorëm se ne nuk jemi armiqtë e tyre, pavarësisht ata na trajtojnë si armiq. Ne donim t’u jepnim një mundësi të gjithëve që të mos ndodheshin të përjashtuar për shkak të Lulit. Tani na lind e drejta t’u themi demokratëve Lulin e shpëtuam, tani duhet të bashkoheni me ne të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli. Koalicionet të rëndësishme për reforma e programe. Administrata shtetërore nuk është federatë. Nuk mund t’u themi atyre që janë me shkollë se në atë fushë nuk ka punë se e ka një parti tjetër”- tha Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se Lulim Basha nuk është djalë i keq, por duhet t’i bërtasësh që mos e zërë gjumi.

“Mund të jesh me PD po c’punë di të bëjë Luli, puna që bën ai është ajo që bën aktualisht. Dil premto në televizor. Sipas asaj që tha Luli, çmimi i bukës do ishte 7 mijë lekë do kishte dhe tramvaj në Tiranë. Nuk është djali i keq, por duhet t’i bërtasësh që mos e zërë gjumi kur flet me ty”- tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877