Edi Rama:
“Drejtësia e kapur nga kriminelët”
Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, në javën kur Palamenti pritet të nisë punën për të ngritur komisionin e Vettingut, në një leksion të hapur mbi situatën e drejtësisë në vend, me studentet të universitetit Aleksandër Xhuvani. Roli i opozitës është vendimtar në ngritjen e komisionit, ndaj Edi Rama lëshoi këtë sfidë për opozitën, kur tha që ajo të mos marrë mbi vehte akuzën se po bllokon procesin e Vettingut.
Edi Rama:
“Është e thjeshtë për opozitën që të heqë hijen nga vetja, të votojë Vettingun e më pas të protestojë, të lërë Parlamentin
Për kryeministrin Rama protesta e opozitës nuk ka asnjë lidhje me atë të Rumanisë, siç janë shprehur demokratët duke bërë një paralelizëm të protestës së tyre me atë të Rumanisë.
Edi Rama:
“Opozita del në shesh për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, është njësoj si të thuash popull: çou se diçka po më gjen mua”.