INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pa

Rama pa "Top", tani në dorë të Bashës

Publikuar më: 12:06 29-12-2015

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi shpreh zhgënjimin e tij për mosrespektimin e marrëveshjes nga Partia Socialiste.  Topi deklaroj se që prej përfundimit të zgjedhjeve lokale, pakti më PS ka ndaluar së funksionuari. Në këto kushte, kreu I Frymës së Re Demokratike paralajmëroj mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit me Partinë Socialiste.

Topi tha: “Luajaliteti nuk duhet të konsiderohet vetëm në parametrat e zhvillimit të një fushate elektorale deri në marrjen e një rezultati. Për një politikan apo grup politikanësh, gjëja më e rëndësishme është bashkëpunimi për implementimin e politikave. Duhet të ketë një rikonsiderim të kësaj marrëveshjeje, dhe pastaj në çdo rast, FRD, ndonëse beson shumë nuk shmanget nga vendimmarrje të tilla që do ta rikthenin FRD-në gjithmonë në autonominë e vet të plotë.”

Kreu I Frymës së Re Demokratike nuk kurseu kritikat për gjendjen e parlamentit shqiptar. Sipas tij, ky institucion gjatë 2015 ka qënë në kaos të plotë.   

Por për herë të parë që prej themelimit të FRD Bamir Topi pranon se partia që ai drejton është e hapur për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809