INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama paralajmëron aksion kundër pasurive të grupeve kriminale. Reagon LSI...[VIDEO]

Publikuar më: 15:04 30-08-2017

Kryeministri Rama nga mbledhja me përfaqësuesit e Task Forcës për luftën kundër lajmëroi se do të nisë një aksion kundër grupeve kriminale që janë pasuruar ilegalisht.
“Çdo biznes i dyshimtë, llogari bankare, makina dhe pasuri e paluajtshme duhet të kalojë në skaner. Kushdo që zotëron asete të tilla duhet të provojë vendosjen ose do të konfiskohen dhe zotëruesit të përgjigjen para ligjit”, theksoi Rama.
Po më entuziast u tregua kryeministri teksa bëri bilancin e ndërhyrjeve të bluve në lidhje me lëndët narkotike. Ai e ka quajtur sukses të këtij viti uljen e ndjeshme të kultivimit të kanabis.
“Lufta kundër kanabisit është një luftë që vazhdon dhe në këtë fazë të vitit ka hyrë në një kapitull vendimtar. Ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët të kanabisit të kultivuar që nga viti 1991. Ky rezultat ka nxitur përfshirjen e BE-së në këtë proces me një fond për zgjatjen me një muaj të fluturimeve monitoruese,” tha kryeminisitri.
Por të dhënat më të detajuara i publikoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako. “Falë ikontroll masiv të territorit dhe në bashkëpunim me italianët kemi 25 herë më pak se një vit më parë bimë të kultivuara. Janë goditur grupet kriminale dhe policia është e angazhuar edhe për objektivat e tjera,” sqaroi Çako.

Për këto deklarata të kryeministrit ka reaguar dhe LSI, përmes Endrit Braimllarit.

Statusi në FB:

BOSI I DROGËS DREJTON TASK-FORCËN!
Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit. Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale. Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705