INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama paralajmëron BE-në: Bashkim me Kosovën nëse shuhen shpresat për anëtarësim

Rama paralajmëron BE-në: Bashkim me Kosovën nëse shuhen shpresat për anëtarësim

Publikuar më: 10:39 18-04-2017

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për "POLITICO" ka deklaruar se nëse nuk mund të përjashtohet një bashkim i Shqipërisë me Kosovën, nëse Bashkimi Evropian nuk i hap derën Shqipërisë për anëtarësimin.

“Askush nuk dëshiron që vendi i tij të jetë i vogël, të gjithë duan një bashkim të madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë, nuk ka vend, atëherë mund të ndodhë”,- ka thënë Rama.

Ndër të tjera Rama ka thënë se braktisja e procesit të anëtarësimit do thotë destabilizim i gjithë Evropës.

Rama ka komentuar dhe akuzat e Maqedonisë për 'Platformën shqiptare' që sipas tyre është hartuar në tryezën e tij.

"Është i gjithi një spekulim, gënjeshtër, politikë e shijes më të keqe, sepse po krijohet një ndasi etnike. S’është e vërtetë që 'Platforma e Tiranës' është shkaku Gruevski dhe partia e tij janë dakordësuar pa vënë kushte për platformën e Tiranës dhe kur nuk është realizuar dakordësia për shkaqe që Gruevski i di shumë mirë, atëherë është hedhur mbi platformën që nuk është e Tiranës” deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453