Kryeministri Edi Rama paralajmëron të gjitha bizneset që abuzojnë se do të ndëshkohen dhe do të përballen me ligjin.
Rama publikon në “Facebook” fotot e një tjetër biznesi të bllokuar, ndërsa shkruan se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.
Sipas kreut të qeverisë, çdo “trim” që do tentojnë të abuzojë, do ta paguajë shumëfish.
“Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit? Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish? Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ? ndaj abuzuesve”, shkruan kreu i qeverisë.