INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama paralajmëron ‘furtunë’ ndaj bizneseve që mashtrojnë me pagat dhe tatimet

Rama paralajmëron ‘furtunë’ ndaj bizneseve që mashtrojnë me pagat dhe tatimet

Publikuar më: 17:24 19-11-2017

Kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin e tij javor, ka theksuar se një ndër prioritetet e kabinetit qeverisës do të jetë luftimi i informalitetit. Kreu i qeverisë paralajmëroi një fushatë për të gjithë bizneset e mëdha që janë mësuar t’ia hedhin shtetit në një çerekë shekulli. Forca e ligjit do të ushtrohet si asnjëherë më parë mbi çdo biznes që do të gjendet në kushtet e mashtrimit me pagesat dhe me detyrimet për punonjësit e vet. “Kështu nuk mund të vazhdohet më, dhe ne jemi të vendosur që kështu të mos vazhdohet më”-bëri të qartë kreu i qeverisë.

“Janë identifikuar afërsisht 42 mijë të punësuar të deklaruar me pagë minimale deri në 30 000 leke dhe vetëm 7 për qind prej tyre me pagë më të madhe se 130 mijë lekë. Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme, por edhe e dënueshme për kompanitë që u hanë pensionin punëtorëve dhe shmangin detyrimet ndaj arkës së shtetit. Qeveria nuk do ta lejojë këtë situatë”-u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar goditje të forta për ata që ai i quajti “biznese me dy bilance”. Kryeministri e kishte fjalën për bizneset që kanë bilanc tjetër në banka dhe bilanc tjetër në tatime.“Bilancet në banka duhet të jenë të përputhura me bilancet në tatime”, tha kryeministri në komunikimin e tij javor me ndjekësit në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611