INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama paralajmëron shkurtime në kabinet, “thumbon” LSI-në nga Durrësi

Rama paralajmëron shkurtime në kabinet, “thumbon” LSI-në nga Durrësi

Publikuar më: 18:24 13-07-2017

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ndal në Durrës në një dëgjesë publike me qytetarët, për të përgatitur atë që ai e quan “Bashkëqeverisjen me Njerëzit në koalicionin e madh për Shqipërinë që duam”.

Në fjalën e tij Rama tha se shumë zyra, inspektoriate dhe institucione të pa dobishme do të mbyllen pasi nuk i shërbejnë qytetarëve. Në këtë drejtim, Rama dha dhe një shembull për “Policinë gri”, një strukturë që sipas kryeministrit ka shërbyer si shushunjë dhe për të marrë copën e tepsisë.

“Për reduktimin drastik të zyrave të institucioneve dhe tepërta, sepse janë një kosto e tepërt për shtetin, pasi mbahen në punë lloj lloj harbutësh dhe parazitësh që janë aty si rezultat i tepsisë. Kështu ulim kostot që u shktatohet njerëzve. Për shembull Drejtori i Policisë Gri, më çonte një mesazh, 'voto numrin 1 që të jesh i lumtur'. Ka absurd më të madh? Por nuk është vetëm Policia Gri, janë shumë struktura që deri tani kanë funksionuar si shushunja për të thithur gjakun e poullit”, tha Rama nga Durrësi.

Më tej në fjalën e  tij Rama dhe edhe detaje për qeverinë e re, e cila sipas tij do të jetë më e vogël, por më efiçente.

“Të gjitha këto ne po i përgatisimin që të jenë gati në shtator. Dhe duke filluar nga qeveria e re, e cila unë besoj se do të jetë më e vogël dhe më efiçente dhe më me pak institucione të pa dobishme”, u shpreh Rama.

Nuk do të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk begenisin ti lexojnë dhe jo t’u kthejnë përgjigje njerëzve. Struktura e komunikimit me njerëzit do të jetë e re dhe e fuqishme për të verifikuar cdo ankesë. Ata që largohen nga administrata për arsye mospërfillje të njerëzve nuk kanë të drejtë të afrohen për 10 vite” deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832