Kyreministri Rama njihet si një tifoz i zjarrtë i Juventus, aq sa në shumicën e takimeve publike është paraqitur duke veshur uniformën e tyre.
Herë xhupin zyrtar të gjigandëve italianë e herë tutat sportive, logoja e Juves është bërë e pandashme nga ajo e PS gjatë këtyre javëve. Kështu, nuk mund të mungonte as një dedikim nda finales së madhe të Champions League, që do të shohë përballë Juventus dhe Real Madrid, në Facebookun e kreut të qeverisë. Ai ka përdorur një nga memet e famshme të deputetit Nard Ndoka, që pushtuan internetin dy vite më parë, për të parashikuar rezultatin. Sipas tij, ndeshja del 1,X ose 2, pra një nga tre rezultatet.