INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama paska blerë serish tokë në Surrel. Mësoni si ndryshoi pasuria e Kryeministrit për 2017

Rama paska blerë serish tokë në Surrel. Mësoni si ndryshoi pasuria e Kryeministrit për 2017

Publikuar më: 08:25 11-05-2018

Pasuria e zyrtarëve më të lartë të shtetit është bërë shpesh pjesë e debateve publike. Por si ka ndryshuar pasuria e Kryeministrit Edi Rama për vitin që lamë pas. Në fakt pasuria ka ndryshuar shumë për çiftin kryeministriror, çka ka sjellë dhe blerjen e një tjetër toke në Surrel, aty ku është vendosur familja e Edi Ramës .
Sipas të dhënave të deklaruara pranë ILDKPI thuhet se gjatë vitit 2017, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, deklaron zgjerimin e tokës në Surrel, duke blerë edhe 2 240 m2 sipërfaqe toke ullishte dhe arë, me vlerë 6 930 000 lekë. Zgjerimi është bërë për arsye funksionale në truallin ku është ndërtuar shtëpia. Ndërkaq, kryeministri Rama ka shitur për 50 milionë lekë të vjetra apartamentin e banimit parafabrikat në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2.
Gjatë vitit që lamë pas, Rama deklaron 2 015 199 lekë të ardhura nga paga si kryeministër, 51 000 lekë honorare të tjera si dhe 3 894 352 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Kryeministri vijon të shlyejë një kredi me vlerë 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, ku detyrimi i mbetur është 26 460 euro.
Por si janë deklaratat e pasurisë së familjes së Kryeministrt Rama?

Pasuria e kryeministrit Edi Rama vitin 2017:
Llogaria bankare pakësuar me 319 183 lekë.
Shitje apartament banimi parafabrikat, me sipërfaqe 59 m2, me vlerë 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga për 2017, 2 015 199 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike, 3 894 352 lekë.
Honorare të tjera, 51 000 lekë.
Detyrim kredie në Intesa SanPaolo, 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, detyrimi i mbetur 26 460 euro.
Linda Rama për 2017:
Të ardhura personale, plus 5 092 665 lekë.
Gjendja cash, – 50 000 lekë.
Blerje tokë ullishte dhe arë në Surrel me sipërfaqe 2 240 m2, me vlerë 6 930 000 lekë.
Të ardhura nga puna si eksperte, 1 849 983 lekë.
Të ardhura nga honoraret, 1 241 276 lekë.
Qira apartamentet, 2 712 180 lekë.
Interesa bankare, 2 394 lekë.

Gregor Rama për 2017
llogari bankare në Tirana Bank, – 9 000 lekë.
Llogari bankare në Tirana Bank, + 3 131 euro.
Të ardhura nga shitje e veprave të arrtit, 28 mijë euro.
Kontratë qiraje me afat 2-vjeçar, 432 000 lekë.
Marrë hua, 400 000 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385