Kryeministri Edi Rama sot gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar me qytetarët e Elbasanit i bëri edhe njëherë të ditur Partisë Demokratike se nuk do t’i lërë të marin në dorë fatet e Shqipërisë. Rama u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të marrin edhe miqtë e tyre dhe të anëtarësohen në PS dhe u shpreh se kushti që opozita të hyjë në zgjedhje është që të votohet Vettingu.
“Ne duam të bëjmë shtet. Ne na pëlqen shumë ngjyra që keni veshur sot, në na pëlqen shumë ngjyra jonë, por për ne Shqipëria nuk është ngjyra ngjyra, por është kuq e zi. Shqipëria që kemi nuk është Shqipëria që ne duam. Të ndëshkohen ata që shkelin ligjin. Shteti bëhet duke vendosur drejtësinë në themel. Çadra po i bën rezistencë drejtësisë. Do të luftojmë për zhbllokuar vettingun. Ata që e bënë Shqipërinë një vend të zhytyr në borxhe në papunësi, kurrë nuk do ti lëmë që të marin përsëri në dorë fatet e Shqipërisë. Ne do bëjmë që arsyeja të triumfojë me drejtësinë dhe ata të vijnë në zgjedhje me 18 qershor. Por në rrradhë të parë që të vijnë në zgjedhjet e 18 qershorit duhet të kthehen nga Kuvendi të votojnë Vetingun”, tha Rama gjatë fjalës së tij.