INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: PD kundër SHBA-së e BE-së, ftoj Bashën të ulemi në tryezë

Rama: PD kundër SHBA-së e BE-së, ftoj Bashën të ulemi në tryezë

Publikuar më: 12:59 13-07-2016

Demokratët kanë nxjerrë në një komunikim për mediat nga selia qeveritare Kryeministrin Edi Rama. Ka qënë refuzimi i opozitës për propozimin hibrid për reformën në drejtësi, i propozuar nga Viktoria Nuland ajo që solli daljen e kryeministrit. Edhe pse priste një qëndrim të tillë nga opozita, shefi i qeverisë shqiptare tha se Partia Demokratike nuk do kontrollin e drejtësisë nga ndërkombëtarët.
Edi Rama:
“Dhe kur ne kemi pranuar dhe këtë propozim ka marrë 48 orë kohë nga takimi me Ndihmës/Sekretaren Nuland jo për ta pranuar por për ta rrëzuar, duke nxjerrë një kundërpropozim që nxjerr në pah të vërtetën e fshehur për një vit e gjysëm. PD nuk e ka pasur hallin tek vendet e rezervuara, por ka rezerva për besueshmërinë, profesionalizmin dhe integritetin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë.Nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo të huajt nëpër këmbë sepse i friket paanshmërisë, profesionalizmit dhe besnikërisë së tyre ndaj ligjshmërisë në procesin e skanimit të pasurisë së tyre, vendimarrjeve dhe aftësisë të gjykatësve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.E keni dëgjuar ndonjëherë PD të thotë se e ka hallin pikërisht tek humbja e kontrollit që ka mbi pengmarrësit e korruptuar të sistemit të drejtësisë. Gjykatës dhe prokurorë me të cilët ka rivrarë të vrarët në Gërdec dhe bulevard dhe e ka kthyer drejtësinë në një pazar të madh mesjetar ku të korruptuarve të saj nuk u ka hyrë deri më sot asnjë gjemb në këmbë”.
Por shpresa vdes e fundit për Edi Ramën, ndaj i bën thirrje publike Lulzim Bashës për kompromis për miratimin e reformës në drejtësi.
Edi Rama:
“PD është e gatshme të sakrifikojë popullin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë për të mbrojtur të akuzuarit e vetë nga një drejtësi e reformuar dhe e gatshme të përballet me kancerin e korrupsionit në nivelet më të larta. Megjithatë ka akoma kohë, ka akoma mundësi, shpresa vdes e fundit.Ka akoma shpresë që në PD nuk ka vdekur çdo frymë arsyetimi. I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës të mos udhëhiqet nga frika por ta udhëheqë PD drejt interesit të madh kombëtar që lidhet me këtë reformë historike, shtetbërëse dhe integruese njëkohësisht. E ftoj Lulzim Bashën të ulemi përsëri të flasim si dy shqiptarë që sot janë në krye të dy partive, por nesër do të jenë njësoj si 4.4 milionë shqiptarë apo po të doni 10 mln shqiptarët e zakonshëm që janë apo nuk janë shtetas të Shqipërisë, e duan dhe e meritojnë Shqipërinë europiane, shtet të së drejtës së garantuar nga një drejtësi e drejtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0025639533996582