INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: PD nuk di të bëjë shtet, di vetëm ta çmontojë atë

Rama: PD nuk di të bëjë shtet, di vetëm ta çmontojë atë

Publikuar më: 11:49 20-05-2017

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen PS-PD të nënshkruar dy ditë më parë ndërsa ishte i pranishëm në një takim me fermerët në Progër të Korçës. Rama tha se në zgjedhje do të jenë përballë Partisë Demokratie të cilën ai e konsideroi, si një problem të madh, pasi sipas tij kjo forcë politike ka treguar se nuk ka vision. “Ata nuk dinë të bëjnë shtet, dinë vetëm ta cmontojnë”-u shpreh Rama. Duke ironizuar deklaratat e analistëve lidhur me faktin se kush doli i fituar nga marrëveshja PS apo PD, ai tha; “marrëveshja që ne kemi bërë, në pjesën e vet kryesore,( ndryshe nga sa thonë ata që rrinë vetëm në televizione e cordisin miletin), lidhet me domosdoshmërinë për të mos ngatërruar luftën politike me kacafytjen e njerëzve me njerëz”. Sipas Ramës qëllimi i marrëveshjes është që të mos e pësojnë qytetarët “të cilët politika i cmend gjithë ditën”. “Politika flet për njerëzit gjithë ditën, por kur bën llogarinë se cfarë bën gjithë ditën, i cmend, i fut në luftë. Kjo është cmenduri. Eshtë arritje, nëse ne ja dalim të vëmë një dialog të ri, dhe të mos presim që të vijnë shkresat nga hëna që ne të biem në dialog"-ironizoi kryeministri. 

Pjesë nga fjalimi i Edi Ramës
“Jemi komplet ndryshe nga 48 orë më parë.
Do shkojmë në zgjedhje me programin tonë. Do jemi përballë PD e cila është një problem i madh pasi tregoi se nuk ka vision. Nuk dinë të bëjnë shtet, dinë vetëm ta cmontojnë. Nëse kthehemi mbrapa, do jetë katastrofë. Nëse marrëveshja që ne kemi bërë, në pjesën e vet kryesore, (nga ata që rrinë vetëm në televizore e cordisin miletin), lidhet me domosdoshmërinë për të mos ngatërruar luftë politike me kacafytjen e njerëzve me njerëz. Ne kemi 1 mijë gjëra për të cilët nuk mund të bëhemi asnjëherë bashkë. Në fund të ditës ne jemi përfqësues të këtij populli, dhe asnjë prind nuk ka borxh që sa herë dalin politikan në television të vërë pullën e kuqe. Nëse prindi i flet fëmijës, mos shaj, mos u sill keq, fëmija sheh Saliun në television edhe thotë cfarë më thuaj mua ti, shih këtë edhe bam edhe bum. U futën edhe njerëzit në këtë betejë, ju socialistët jeni trafikant, ju të PD jeni hajdut. . Ne jemi me idenë që Shqipëria që duam është e mundëshme dhe që Shqipëria që ka munguar për cerek shekulli është e mundshme. Nëse ka një arsye që ne do ta mbëjmë kokën lart është që tu japim qytetarëve shtet, pavarësisht se me kë parti është mami apo babi, për të gjitha ata që duan shëndetësinë, që duan një punë etj. Me gjithë përgatitjen që mund të kesh atë vendin e punës e merr një dallkuk që ka lidhje me një parti. Politika flet për njerëzit gjithë ditën, por kur bën llogarinë se cfarë bën gjithë ditën, i cmend, i fut në luftë, kjo është cmenduri. Është arritje nëse ne ja dalim të vëmë një dialog të ri, dhe të mos presim që të vijnë shkresat nga hëna që ne të biem në dialog. Ne kemi realizuar objketivin më të vështirë, sepse njerëzit e ligjit tani do të përgjigjen të parët. I bënë gjykatat e vendit tamam si ato thertoret. Edhe kërciste hanxhari në bazë të parave. Konfikti i pronësisë, tre palë pronarë për një cope tokë. Edhe kush i bëri këto, ja para këto gjyktat. Tani gjithcka do marr fund Vettingu do votohet, u bë.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539