INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama PD-së: Qepeni gojën ndaj policisë, flisni sa të doni për mua dhe Ministrin

Rama PD-së: Qepeni gojën ndaj policisë, flisni sa të doni për mua dhe Ministrin

Publikuar më: 11:39 19-09-2016

Edi Rama ka marrë në mbrojtje punonjësit e Policisë së Shtetit, kur ju përgjigj akuzave të opozitës mbi gjendjen e krimit e trafiqeve në vendin tonë. Në ceremoninë e përurimit të rikonstruktimit të godinës së Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë shqiptare deklaroj se puna e policisë kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar është në nivele që ska qënë kurrë më parë. Madje Edi Rama nuk ngruroj tju drejtohet drejtpërdrejt demokratëve duke ju thënë “QEPENI GOJËN”.
Edi Rama:
“Armiku më i madh i policisë nuk është krimi, por vetmia. Vetmia që lind nga mungesa e vëmendjes për të dëgjuar dhe shtypja. Këtë frazë ia kushtoi me dashuri sot partisë Demokratike. E di se nuk është gjëja më e mirë që mund të bëhet që në një takim me Policinë e Shtetit dhe për policinë e shtetit të flitet për partitë politike aq më tepër nga goja e kryeministrit, por PD ka arritur të bëjë atë që asnjë parti politike, fashiste, marksiste. Një parti që e quan policinë “çunat e krimit”, është fundi i vetëdijes morale, qytetarë dhe lerë më pastaj politike të një grupi që është krijuar për të qenë alternativë qeverisëse. Një ide e çmendur, një plan politik haluçinant dhe një plan taktik i dështuar dhe nuk ka asnjë shans që të ketë sukses. Nuk do ta përmendja këtu PD nëse nuk do të ishte e nevojshme
Në qoftë se skeni çtë bëni tjetër, merruni me Ministrin dhe me mua sa të doni, por me Policinë e Shtetit qepeni gojën sepse lufta kundër drogës, kundërt krimit, kundër trafikut, kundër trafiqeve e korrupsionit është në nivele që ska qënë kurrë më parë. Sot ata flasin rroma përtoma për policinë e shtetit. Ndjesë për këtë mbyllje që nuk ishte ëmbëlsira në fund, por ishte e domosodshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211