INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama PD-së: Shkruajeni reformën si të doni, e votoj direkt po pranoi SHBA/BE Meta: Kjo çështje  duhet të dakorësohet më parë

Rama PD-së: Shkruajeni reformën si të doni, e votoj direkt po pranoi SHBA/BE Meta: Kjo çështje duhet të dakorësohet më parë

Publikuar më: 19:08 14-07-2016

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një propozim të ri për PD-në ku  i kërkon asaj  që të shkruajë si të dojë reformën në drejtësi dhe mazhoranca do ta miratojë me kusht që të marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Reagimi i Ramës vjen në Facebook, ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë nga afati përfundimtar për miratimin e kësaj reforme që është 21 korriku.

“Nje propozim i ri per PD: Shkruajeni vete si te doni reformen, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojme pa levizur asnje presje!”-shkruan Edi Rama në rrjetet sociale.

21 Korriku është konsideruar si limiti kohor për të votuar Reformën në Drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese që ajo parashikon.

Ndëkaq ka reaguar edhe Kryetari i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetari i LSI Ilir Meta.

Ai ka përforcuar edhe njëherë zërat se ka një ftohje tashmë të dukshme mes tij dhe aleatit Edi Rama sa i përket reformës në drejtësi.

Ashtu si edhe opozita, Meta kërkon me ngulm që reforma të miratohet me konsensus dhe bashkëpunimin e palëve politike. Gjatë konferencës që pati në mbrëmje me ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë, kryeparlamentari u shpreh se duhet bërë çdo gjë që reforma në drejtësi të realizohet me konsensus.

“Do të përpiqemi në ditët në vazhdim që ta mbyllim reformën në drejtësi. Do të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të realizohet me konsensus”, u shpreh Ilir Meta.

 “Miratimi i reformës do të bëhet pas dakordësimit me disa çështje. Ne kemi marrë përgjegjësitë tona për ta kryer këtë reformë”, tha Meta.

“Dakordësi e disa çështjeve” që përmend kryetari i Parlamentit është pikërisht procesi i vetingut nga ndërkombëtarët, pika që nuk po gjen zgjidhje. Mazhoranca thotë që procesi i përzgjedhjes së prokurorëve dhe ndërkombëtarëve të bëhet nga ndërkombëtarët.

Ndërsa opozita nuk bie dakord me këtë pjesë, duke kërkuar që ndërkombëtarët të kenë vetëm rol vëzhgues në këtë proces, sipas rekomandimit të Venecias. E pikërisht në këtë linjë me PD-në duket se është edhe LSI, e cila këmbëngul për zgjidhjen me konsensus në mënyrë që të votohet reforma.

Article Logic
Execution time: 0.0028688907623291