INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për Aeroportin e Vlorës: Duam maksimumin për interesin publik

Rama për Aeroportin e Vlorës: Duam maksimumin për interesin publik

Publikuar më: 14:16 01-09-2018

Qeveria shqiptare po vijon negociatat për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, të cilat Kryeministri Edi Rama i cilësoi të vështira. Në takimin e zhvilluar në Vlorë për sezonin turistik, Kryeministri u shpreh se: “Jemi në proces negociatash për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ndryshe nga çfarë u propagandua nuk ishte një pazar i mbyllur, por është një negociatë e vështirë, sepse ne duam të marrim maksimumin për interesin publik dhe të shtetit”, tha Rama.
Kryeministri shprehu besimin e plotë se do ti mbyllin negociatat dhe të nisë puna për ndërtimin e aeroportit.
“Pastaj aty do të fillojë një sfidë tjetër për Vlorën, sepse ndryshimi i flukseve do të jetë shumë i madh dhe nevojat e jashtëzakonshme për të rritur cilësinë e shërbimeve po ashtu. Në mbi 20 vjet këtu janë bërë investime të gabuara, pasi nuk kemi hotele të mirëfillta dhe vila të mirëfillta turistike, kemi shumë pak”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004