Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme në takimin e elektoral në Dibër u ka kërkuar votën grave dibrane.Teksa ka folur për arsyet se pse duhet votuar Partia Socialiste, Rama u ndal edhe në arsyet se pse nuk duhet votuar Basha për kryeministër.
“Si mundet një prind që të votojë për Lulin kryeministër, kur ai s’bën asnjë punë. E kishte Sahatin e Tiranës, 4 metra nga zyra kur ishte kryebashkiak, dhe në 4 vite Sahati nuk punoi. Pse? Se Luli ka sahatin e vet. Me Lulin kryeministër sahati 12 do na rrijë,” tha Rama.
Ai gjithashtu vlerësoi rolin e gruas në shoqëri gjatë fjalës së tij, dhe tha se pa gratë burrat nuk mund të bëjnë asgjë.
“Kam bindjen që Shqipërinë e kanë marrë në qafë burrat, jo gratë. Eksperienca në punë, më ka aprovuar se sa shumë ka pasur Çajupi kur thoshte pika që s’u bie burrave se nga gratë rrojnë. Pas rënies së diktaturës dhe rrugës për demokraci e ka stërprovuar që problemi janë burrat, jo gratë. Jam i bindur që nuk ka burrë që edhe se nuk e pranon, që pa gratë në shtëpi, është i mbaruar. Edhe pse bëjnë si komandantë që i dinë të gjitha, e dinë që Ministri i Brendshëm është dikush tjetër, gruaja,” tha kryeministri.