Hapja e negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së është tepër e rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë.
E në kuadër të kësaj teme kryeministri i vendit Edi Rama ka realizuar një intervistë me prestigjiozen 'BBC Today'
Siç e ka thënë dhe më parë Rama theksoi se hapja e negociatave është e rëndësishme pasi Shqipëria duhet të ruhet nga fantazmat e saja të së shkuarës.
“Ju flisni për fantazma por kjo ka të bëjë me paratë, disa shtete janë të shqetësuara për paratë që do të shpenzojë BE-ja me fondet për vendin tuaj si dhe migracioni dhe mbërritja e shqiptarëve në vendet e BE-së, vende të pasura”, shprehet gazetari.
“Çeja e negociatave nuk do të kushtojë asnjë cent. Të vazhdosh të flasësh dhe t’i trembesh fluksit migrator që s’është gjë tjetër veçse njerëz të lirë që lëvizin të tregun e lirë të punës është të nënvleftësosh vlerat e BE-së”.
Gazetari thotë se së bashku me këto migrime, Shqipëria po furnizon vendet e BE-së dhe Britaninë e Madhe me eksponentë të krimit.
“Agjencia britanike kundër krimit, ka identifikuar banda të dhunshme shqiptare të krimit. Ky është një nga problemet që ju përballeni”.
Por Rama i quan “teori” të gjitha këto. “Realiteti është ndryshe, shumë prej tyre janë ekzagjeim, politikë”.
“A do bëjë më shumë vendi tuaj për ta luftuar këtë?”
“Nuk e mohoj atë që po thua”, përgjigjet Rama. “Dua të them që kemi dëgjuar këtë etiketim edhe më parë në botë, si njëherë e një kohë që italianët në SHBA ishin vetëm për pizza dhe mafia, por realiteti është më kompleks. Krimi i organizuar nuk është më i limituar në vendin tonë. Kriminelët kanë BE-në e tyre. Prandaj dhe BE-ja tonë duhet të jetë po aq e fortë dhe e ndërlidhur për t’i luftuar me sukses”.
“Disa janë të shqetësuar nga ekpansioni kaq i shpejtë i BE-së”.
“Ne kërkojmë atë që meritojmë...” e mbyll Rama intervistën.