Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me blerjen e eurobondit prej 500 mln eurosh. Në një postim në twitter, kreu i ekzekutivit thotë se në këtë operacion Shqipëria do të ketë sukses.
‘’Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia, financat e qeverisja jonë, janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!’’