INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për 'fake news': Marrëveshja ime me Putin për t’i shitur Rusisë një qytet shqiptar, qesharake!

Rama për 'fake news': Marrëveshja ime me Putin për t’i shitur Rusisë një qytet shqiptar, qesharake!

Publikuar më: 21:15 02-12-2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në konferencën me titull “Agjencitë mediatike kundër lajmeve të rreme”.

Gjatë fjalës së tij Rama ka renditur edhe tre lajmet e rreme, sipas tij, me impakt të madh në shoqëri, gjatë viteve të fundit.

“1,400 konteinerët me lëndë radioaktive”, “600 mijë refugjatët ish luftëtarë të ISIS” si dhe marrëveshja sekrete me Rusinë, ishin tre lajmet e rreme të cilat Rama i pëendi gjatë fjalës së tij.

“U publikuan mbi 126 mijë lajme të rreme në Tëitter, dhe rezultati ishte i frikshëm. Lamjet e rreme ishin disa fish më të lexueshme dhe më të përhapura se lajmet e vërteta. Natyra tërheqëse e lajmeve të rreme e shndërrojnë në aktualitet një shprehje të Jonathan Smith, që kur gënjeshtra ka nisur të fluturojë, e vërteta është akoma në gjumë me pizhama.

Shqipëria ka qenë një vend goxha pjellor përsa i përket shpifjeve dhe lajmeve të rreme. Por atë çka fake news është në të vërtetë, për të krijuar destabilizim, ne e kemi parë në disa lajme spektakolare për nga vërtetësia.

Njëri tre vjet më parë kur u tha në një portal të huaj dhe pastaj mori dhenë lajmi se Shqipëria kishte vendosur të groposte 1.400 konteinerë me lëndë radioaktive. Kjo krijoi jo pak shqetësim, përshtjellim te njerëzit.

Më pas lajmi i këtij viti që u tha se Shqipëria kishte vendosur të zhvendoste pas një marrëveshje të fshehtë me BE-në, 600 mijë ish luftëtarë të ISIS. U desh kohë për t’u tretur si diçka krejt e pavërtetë. U desh kohë për të treguar se bëhej fjalë për një shpifje të qëllimshme.

Madje mund të rendisja edhe lajme qesharake si marrëveshja ime me preisdentin e Rusisë për t’i shitur atij një qytet të tërë shqiptar”, u shpreh kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0026640892028809