Emisioni i sotëm të “Paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi në “News 24” do të fokusohet në trekëndëshin nga Kryeministria tek selia e Kuvendit dhe çadra e opozitës që qëndron mes tyre, ndërsa me rëndësi pritet të jenë përgjigjet e kryeministrit për të ardhmen e koalicionit.
Që në nisje të emisionit gazetari Ylli Rakipi i kërkoi të parit të qeverisë të tregonte se pse ka filluar të jetë live nëpërmjet një televizioni që mban emrin e tij ERTV (Edi Rama TV).
“Është një mjet komunikimi që e ka sjellë koha, pa ndërmjetësues, pa ndërmjetësinë tuaj, që me vjen keq ta them se, këtu në Tiranë ju ndërmjetësoni për llogari të të tretëve. Sa më shumë njerëzit ndjekin debate analistësh, aq më shumë nuk marrin vesh çfarë bëhet. Është opsion për të komunikuar pa ndërmjetës”, – sqaroi Rama