INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për krizën e refugjatëve: Jep

Rama për krizën e refugjatëve: Jep "dorën" për ndihmë, gati t'i presim!

Publikuar më: 11:41 18-02-2016

Në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut, që po mbahet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka treguar gatishmëri për të pritur refugjatë që ikin nga vendet e luftës. Madje komentoi dhe vendet, që nuk i pranojnë duke thënë se është i shumë të habitur nga sjellja e disa vendeve të BE-së dhe se nga refuzimi i ndarjes së barrës nuk shpëton askënd nga përgjegjësia e mosmarrjes përsipër të kësaj barre.”
Rama shtoi se edhe pse ne jemi një vend i vogël e shumë i vetëdijshëm për barrën e madhe të sfidave të kësaj kohe sërisht jemi shumë të gatshëm që të japim kontribut për të përballuar këtë dramë që çdo ditë kthehet në tragjedi jetësh njerëzore.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne nuk jemi prekur nga fluksi i madh i refugjatëve, sepse nuk jemi pjesë e korridorit europian, por kemi qënë dhe jemi të gatshëm të japim kontributin tonë apo të bëjmë gjithçka mundet dhe ku askush nuk mund të bëjë sikur nuk kupton dhe të lihet në shpinën e vendeve, që e përballin për shkak të pozicionit të tyre gjeografik.
Ne jemi shumë të habitur nga sjellja e disa vendeve të BE-së dhe nga refuzimi i ndarjes së barrës nuk shpëton askënd nga përgjegjësia e mosmarrjes përsipër të kësaj barre. Ne do ta mbështesim fuqimisht këtë organizim dhe jemi të bindur se mund të gjenden mënyra të tjera për të përballuar jo vetëm këtë krizë të madhe historike, por edhe problemet për energjinë, ujin, klimën e biznesit, rritjen e rrugëve të komunikimit, zhvillimin, transportin, arsimin e lartë, mësimdhënien dhe faktorin fetar si një element që domosdoshmërisht duhet ta shikojmë të lidhur me detyrimin tonë që në ditët e para të edukimit të fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033369064331055